Një person është vrarë mëngjesin e sotëm në fshatin Kijevë të Malishevës.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00.
Lajmin për vrasjen e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rrethanat edhe hetimet të cilat janë duke u kryer dërgojnë në drejtim të veprës penale të vrasjes”, tha Elezaj.