Ngrohtorja “Termokos” të premten ka përfunduar sezonin e ngrohjes 2022/2023, pasi ditëve në vazhdim pritet të ngriten temperaturat.
Ndërprerja e ngrohjes u bë në një ceremoni solemne, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili theksoi se përveç QKUK-së, ndërprerja do të bëhet në krejt kryeqytetin.
“Kjo sezon ka qenë më efikasja dhe më e gjatë në historikun e Termokosit, pra kemi filluar më herët, po e përfundojmë më vonë dhe gjatë kësaj periudhe nuk kemi pasur asnjë problem. Kryeqyteti ka pasur ngrohje tërë kohën që u ka ofruar një konfront të shtuar të gjithë qytetarëve të kryeqytetit”.
“Sot që po e përfundojmë sezonin, QKUK-ja do të vazhdojë (me furnizim) për shkak se aty ka pacientë të cilët kanë nevojë për ngrohje”, deklaroi Rama.
Ndërkaq kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, tha se së shpejti do të nisin përgatitjet për vitin e ardhshëm. Ai potencoi se gjatë kësaj kohe nuk e kanë ndërprerë asnjë ditë furnizimin me ngrohje, raporton EO. “Sot Termokosi po e përmbyll suksesshëm sezonin e radhës. Po bëheni gati që të kemi një sezon edhe më të suksesshme vitin e ardhshëm. Po e përmbyllim sezonin me 198 ditë aktive pa asnjë ditë ndërprerje të ngrohjes”, tha Osmani.