Dy shoferët në Kosovë që kanë thyer çdo rekord të gjobave

Por janë dy shoferë që kanë thyer çdo rekord të gjobave. Ata kanë mbi 200 tiketa kundërvajtëse në trafik dhe të njëjtëve u është ndaluar ngasja e automjeteve deri në vitin 2039, respektivisht 2035.

Indeksonline ka siguruar tiketat e tyre dhe ndalimin që u është bërë për të vozitur, njëri për 16 vjet e tjetri për 12 vjet. Arsyeja pse u është ndaluar për kaq shumë kohë vozitja është se të njëjtit janë hasur duke vozitur disa herë në kohë kur atyre u ishte vendosur masa mbrojtëse- ndalim i vozitjes.

Të dhënat tregojnë se rreth 10 mijë shoferëve u është marrë patenta gjatë vitit të kaluar (2022) në Kosovë.

Disave u është ndaluar ngasja për tre muaj, disave për 6 e 9 muaj ndërsa janë vetëm 2 raste janë kur shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit deri në 2 vjet. Por nëse të njëjtit janë hasur duke vozitur sërish në kohën kur e kanë pasur të ndaluar, atëherë gjoba u është vazhduar edhe për aq kohë sa ka qenë ndalimi.