Ish-kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka thnë se duhet të stimulohen të punësuarit vendor në sektorin privat, importimi i fuqisë punëtore nga jashtë është sfidë!?.
Ditëve të fundit në mediat kroate dominojnë titujt si ” Nepalezët krijojnë sindikatë dhe adresojnë pakënaqësitë me kushtet e punës”.
Në media tjera dominojn poashtu titujt me pakënaqësitë e të punësuarve të ardhur nga Filipinet!!?.
Në qoftë se në vende evropiane si Kroacia ka reagimi të tilla lind pyetja se sa do të jenë të kënaqur eventualisht në Kosovë!?.
Në debatet televizive vendore nga ana qeveritare promovohet zhvillim ekonomik enorm pozitiv në të gjithë parametrat!.
Në anën tjetër Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtare e vlerëson Shqipërinë dhe Kosovën si vendet më të varfra jo vetëm sot por edhe në dhjet vitet e ardhshme!.
Një situatë sa shqetësuese po aq edhe kontradiktore!. Agjenda politike e ngulfat çdo ditë e më tepër perspektivën zhvillimore të Kosovës e mungesa e stabilitetit politik në Kosovë po i demotivon investitorët e huaj të vijnë në Kosovë!?.
Pandemia demografike është sëmundja më e rrezikshme që e ka kapluar Kosovën dhe po merr përmasa shqetësuese!. Ikja nga Kosova e të rinjve është alarmante e në veçanti kur në vitin e kaluar zyrtarisht janë të evidentuar afër 60000 ikje!?
Sektori privat është shtylla e qëndrueshmërisë së shtetit!.
Nevoja për fuqi punëtore në ketë sektor po rritet çdo ditë e më tepër!. Alternativa që po ndëgjohet më së shumti për të zgjedhur këtë problem është importimi i fuqi punëtore nga vende të ndryshme të botës e ne veçanti nga Nepali, Filipinet, Pakistani etj.
Është e rrugës të avancohet një dialog më i avancuar publiko – privat dhe të përmirësohen kushtet e punës dhe të rriten pagat në sektorin privat sepse është shumë më e lehtë dhe më produktive se sa kostoja e importimit të fuqisë punëtore nga jashtë!.
Inspektorati i Punës le të i vizitojnë marketet, kompanitë e sigurimit të objekteve, kompanitë për pastrim, restorante dhe kafiteri,disa media etj. besoj se do të jetë shqetësuese kur të kuptohet e vërteta e pagave në këto sektore!Prandaj të rinjtë ikin nga kjo pakënaqësi!.
Të importoni fuqi punëtore nga jashtë ka kosto jo vetëm financiare por edhe edukative duke filluar nga trajnimet, gjuha , kultura, tradita e punës etj.
Prandaj të rrisim pagat dhe të i përmirësojmë kushtet e punës për fuqi punëtore vendore është shumë më racionale se sa të mendohet vetëm në punëtorë të huaj!.
Janari i vitit 2024 vjen shpejt e liberalizimi fillon së zbatuari prandaj të veprojmë sot që mos të jetë vonë atëherë!