Ëmbëlsira përpara buke është shpesh si molla e ndaluar.
Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme, por edhe nënat apo gjyshet na kanë paralajmëruar prej kohësh që tu qëndrojmë larg ëmbëlsirave, sidomos përpara drekës.
Megjithatë, shkencëtarët pretendojnë se çelësi i të pasurit një peshë të mirë trupore, është ngrënia e ëmbëlsirave përpara vakteve.
Një studim i Imperial College London doli në konkluzionin se ngrënia e ushqimeve të pasura me sheqer përpara një vakti është e dobishme.
Duke ngrënë të ëmbla mbani nepsin nën fre.
Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, u përqendrua tek oreksi dhe dëshira për glukozë, që gjendet tek çokollatat dhe ëmbëlsirat e ndryshme.
Përse Duhen Ngrënë Të Ëmblat Përpara Buke?
Glukoza është gjithashtu burimi kryesor i energjisë për trurin.
Në tru gjendet një proteinë e trurit që mban emrin glucokinase.
Ajo luan rolin e gardianit të glukozës.
Nëse nivelet e saj janë të ulëta, truri i thotë trupit të konsumojë më shumë ushqime të pasura me niseshte dhe sheqer.
Kjo është një arsye përsa përpara çdo ushqimi, syri shkon direkt e të ëmblat.
Duke ngrënë në fillim ushqime të pasura me glukozë, truri do të jetë objektiv.
Ai do të përcaktojë sasinë e kalorive të mbetura për të cilat ka nevojë.
Në këtë mënyrë, do të jetë e vështirë ta teproni me ushqime.
Nëse të ëmblat i konsumoni përgjatë vaktit, truri do ta ketë më të vështirë për të përcaktuar sa glukozë i nevojitet.
Kështi, aktivizimi i sistemit të numërimit të kalorive do të vonohet.
Gjasat e të tepruarit me ushqim do të jenë të mëdha.
Stili Italian i Të Ushqyerit Më i Shëndetshmi
Shkencëtarët thonë se ushqime me niseshte si buka, makaronat dhe orizi janë më të pasura me glukozë dhe janë më të shëndetshme se ëmbëlsirat.
Me fjalë të tjera, sekreti i të rënit në peshë është të hash si një Italian.
Pjata e parë e një vakti Italian është orizi ose makaronat.
Sipas shkencëtarëve të Imperial College London, ky zbulim është shumë i rëndësishëm.
Ai mund të shërbejë si shtysë për krijimin e ilaçeve të reja për rënien në peshë në mënyrë natyrale.
Të dhënat e studimit të publikuara në revistën Journal of Clinical Investigation mund të përbëjnë pikënisjen e zhvillimit të kurave të reja për mbipeshën./AgroWeb.org