Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti lajm të madh përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave, derisa tha se ky vendim e dërgon Kosovën më pranë Bashkimit Evropian.
Ai i falënderoi eurodeputetët në Twitter të martën për mbështetjen në këtë proces.
“Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, shkroi Kurti.