Kryeshefi ekzekutiv i KRM “Pastrimi” Sh.A – Prishtinë, Petrit Reçica, ka pranuar pozitën në këtë ndërmarrje nga ish-ushtruesja e detyrës, Fazile Haziri-Maloku.
Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë të enjten, me 13 prill 2023.
Me këtë rast, Reçica tha se ndërmarrja është e rëndësishme për vendin dhe qytetarët dhe synim i tij është t’i çojë përpara projektet në të mirë të kompanisë, punëtorëve dhe shërbimeve për qytetarë.
“Sot për së afërmi u njoftova me punën që është bërë në këtë ndërmarrje nga ushtruesja e deritanishme znj. Haziri-Maloku. Falënderoj secilin për punën e deritanishme, e që do ta vazhdojmë së bashku me projekte të reja që kanë për synim rritjen dhe fuqizimin e ndërmarrjes ‘Pastrimi’”, tha Reçica.
Kryeshefi Ekzekutiv u njoftua me punonjësit dhe zyrtarët lidhur me punët dhe veprimtaritë e secilit departament brenda Kompanisë Rajonale, për çka i falënderoi dhe premtoi bashkëpunim me secilin prej tyre.