Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në vizitë kryeministrin me mandat teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Me këtë rast, Rama i ka dhuruar “Çelësin e Prishtinës”.
Abazoviqi ka thënë se ndihet si të ishte në shtëpinë e tij. “Ndoshta në mënyrë simbolike po e ndjejë vetën qytetar të Prishtinës dhe me të vërtetë po e ndjej vetën si në shtëpinë time”, ka deklaruar Abazoviq.
Kryeministri i Malit të Zi në orën 09:00 do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.
Ai gjatë ditës do të zhvillojë edhe një varg takimesh. /EO/