Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka ndryshuar ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Në seancën e cila po vazhdon të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, Pacolli shihet të jetë “bashkuar” në grupin parlamentar të PDK-së.
Arsyeja se përse Pacolli i është bashkuar grupit parlamentar të PDK-së nuk dihet.
Pacolli në këtë legjislaturë bën pjesë në në kuadër të grupit parlamentar të partisë tjetër opozitare LDK-së