Një 5-vjeçar ka vdekur pasditen e djeshme në Spitalin e Vushtrrisë, si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë nga 56 metra larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë, e cila është konfiskuar.
Sipas PK-së, ky rast është ende duke u hetuar.
Ndërsa, dje zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës.
“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës”, tha ai.