Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, kryeministri Edi Rama tha se është dakordësuar projektligji për rritjen e pagave, ku brenda një viti paga mesatare do të shkojë nga 563 euro në 900 euro.
Rama tha se me reformën e pagave do të rriten edhe pagat e pedagogëve me 20%, mësuesve të arsimit të mesëm, infermierëve dhe zjarrfikësve. Infermierët do marrin pagë bazë 87 mijë lekë, zjarrfikësit 80 mijë lekë, dhe mësuesit e arsimit të mesëm do të marrin një pagë prej 100 mijë lekësh.
“Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardh se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro. Të mund të rishpërndajmë të ardhurat aty ku edhe me shumë të drejtë familjet zakonshme shqiptar e presin më shumë se çdo gjë tjetër në arkën e buxheteve të tyre. Është e rëndësishme për ne që të konstatojmë se sa e qëndrueshme është ekonomia jonë.
Ja kemi dalë të rezistojmë plagëve dhe problemeve të rënda. Vazhdojmë të mbështesim të gjitha familjet dhe bizneset e vogla në mënyrë që mos të shohin asnjë qindarkë rritje në faturën e tyre. Sot mund t’ju themi të gjithëve se është dita për të marrë ato vetë, drejtpërdrejt në arkën e tyre familjare, frute nga kjo përpjekje dhe nga reformat që na kanë sjellë deri këtu. Nuk dua të humbas vëmendjen në shumë shifra.Detyra jonë është t’i japim shqiptarëve maksimumin. Pagave e mësuesve të arsimit të mesëm do të shkojë mbi 1 mln lekë të vjetra. Të gjitha këto janë shifra bazë, pastaj vjetërsia e punës, bëjnë që gjerat të jenë më mirë. Është koha për një rritje të konsiderueshme pedagogëve me 20% rritje, ata mund të shkojnë deri në 30% se janë autonom.
Infermierët do të kapin një bazë prej 87 mijë lekësh dhe kjo bazë shkon edhe përtej sipas pozicioneve në punë. Pagat për FA do t’i vazhdojmë ti rrisim dhe për zjarrfikësit. Një hap i parë do të jetë tani me mësuesit me sigurinë dhe me mjekët e infermieret dhe për të gjithë të tjerët do të jetë pasi parlamenti të kalojë projektligjin që miratuam dhe hapi tjetër”-tha ndër të tjera Rama.