Trumpi largohet nga salla e gjyqit, injoron pyetjet e mediave

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është larguar nga salla e gjyqit në Manhattan, ku u deklarua i pafajshëm në 34 pikat e aktakuzës.

Trump qëndroi në sallën e gjyqit për 57 minuta.

Ai nuk ka bërë komente dhe ka injoruar pyetjet e gazetarëve, shkruan BBC.

Trump pritet të kthehet në shtëpinë e tij në Florida, ndërsa raportohet se do të flasë më vonë.

Presidenti  i SHBA-së, Joe Biden, nuk ka komentuar ende rastin.