Faqja zyrtare e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Facebook është hakuar.
Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka thënë për Kohën se kësaj llogarie i është ndryshuar emri, fotoja dhe karakteri.
Ai ka njoftuar se rasti është raportuar te organet e rendit.
“Po, faqja zyrtare e presidentit Thaçi, e cila ka qenë pasive që nga dita e dorëheqjes së tij, më 5 nëntor 2020, është hakuar. Asaj i është ndryshuar emri, fotoja dhe karakteri. Rastin tashmë e kemi adresuar zyrtarisht në Policinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Thaçi është një nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte.