Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius”.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12 metër në sekondë”, thuhet në njoftim.