Në rrjetet sociale është publikuar momenti kur merimanga sekuestron një veturë “BMW ngjyrë e gjelbër.
Drejtuesi i saj, R.H., që një kohë kishte shqetësuar qytetarët e kryeqytetit me lëvizje e me muzikë të lartë, duke lëshuar këngën “Papi Chulo”.
Të entjen 34-vjeçari, u ndalua nga njësiti i trafikut rrugor në Prishtinë.
Sipas Policisë, ndaj tij figurojnë 225 gjoba për kundërvatje të ndryshme në trafik.
“Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëmNë rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë, në kryqëzimin në fshatin Leban, ngasësi i automjetit të tipit BMW ngjyrë e gjelbër, bënë lëvizje të rrezikshme me automjetin në fjalë dhe rrezikon seriozisht pjesmarrësit tjerë në trafik.
Ngasësi i automjetit R.H, mashkull, 34 vjeç, është identifikuar sot nga ana e policisë dhe i njëjti është shoqruar në Stacionin Policor Veriu Prishtinë. Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë i figurojnë 225 gjoba”, thuhet në njoftim.
Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohsisht automjeti.