Barcelona tenton t’i mbyll transferimet e Gundogan dhe Martinez me kosto zero, por me nga një klauzolë të veçantë

Barcelona është duke dashur të përfundoj me sukses transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan dhe atë të mbrojtësit të Athletic Bilbao, Inigo Martinez, kontratat e të cilëve përfundojnë në fund të sezonit aktual.

Klubi katalunas është në një fazë ku kërkon transferime me kosto zero pas problemeve të mëdha financiare në vitet e fundit.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Gundogan dhe Martinez i përshtaten më së miri faturës së tyre, pasi përfundojnë kontratat më 30 qershor dhe mund të transferohen si lojtarë të lirë.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Camp Nou nuk do ta kenë aspak të lehtë t’i regjistrojnë lojtarët e rinj dhe tashmë kanë një plan veprimi.

Barcelona mendon të vendos një klauzolë të re, që në rast se klubi nuk mund t’i regjistroj për shkak të Fair Play Financiarit, t’i transferonte në një klub tjetër ku do të fitonin atë që kishin parashikuar në kontratën e tij me Barçën.

Reklama

Një klauzolë disi e çuditshme, pasi mbetet për t’u parë se kush e paguan atë klauzolë të supozuar nëse Barça nuk ka më përshtatje në skuadrën e saj.

Një çështje që do të ishte nën vëzhgim në La Liga dhe që do të kërkonte edhe pëlqimin e klubit në të cilin ata përfundojnë.

Inigo është i gatshëm të pranojë këtë klauzolë të çuditshme.

Nga ana tjetër, Gundogan ka një marrëveshje me Barçën, por turku nuk e ka të qartë këtë ‘fairplay’ që klubi i Barcelonës dëshiron të përfshijë për të ecur përpara dhe për të mbyllur marrëveshjet me lojtarët.

Emri tjetër që përmendet si lojtar i lirë me të njëjtën klauzolë është ish-sulmuesi i tyre, Pierre-Emerick Aubameyang. /Telegrafi/