Në Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.
Shala u vendos para trupit gjykues edhe gjatë ditës së djeshme, ku me ç’rast u dëgjua edhe një dëshmitar.
Kjo seancë nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar, pasi ish-komandant Ujku e la sallën i nervozuar.
“Ai është pak nervoz, nuk i pëlqen si po shkojnë zhvillimet dhe preferon ta ndjekë seancën me videolidhje. E takuam dy herë, ishte shumë nervoz, në ankth, po dridhej. Andaj shpresoj të na merrni parasysh kërkesën për ta lejuar të kthehet në paraburgim dhe ta ndjekë seancën me videolidhje” tha avokati Jean Louis Gilessen.