Dy persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë të martën, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Sipas njoftimit, nga 99 testime, 18 kanë rezultuar pozitivë, derisa në 24 orët e fundit janë 18 të hospitalizuar.
IKSHPK-ja bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 7 pacientë.
Nga pandemia në Kosovë kanë vdekur 3.214 persona, ndërsa janë regjistruar të shëruar 270.347. Numri i rasteve totale është 273.682.