Një zjarr i madh në orët e mëngjesit ka përfshirë një objekt, saktësisht një depo prapa kompanisë ELKOS në Pejë, raporton Telegrafi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Telegrafin se ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
“Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, tha Gashi.