42 milionë euro u paguan për 11 vjet për demet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara

Valon Berisha, drejtor Financiar në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) tregon se vetëm gjatë vitit 2012-2022 shuma e dëmeve që Byroja Kosovare e Sigurimit ka paguar për kompensimin e palëve te dëmtuara nga aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara ka arritur në 42 milionë euro. Sipas tij, kjo është barrë shumë e madhe financiare për kompanitë e sigurimeve në vendin tonë

iSIGURIME

Gjatë 11 viteve të fundit Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka shpenzuar 42 milionë euro për kompensim të dëmeve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara në vend. Edhe më tutje numri i dëmeve të shkaktuara nga këto automjete vazhdon të jetë i madh pavarësisht përpjekjeve të mëdha për ta ndalur këtë trend i cili në masë të mëdha dëmton kompanitë e sigurimeve në vendin tonë. Valon Berisha, drejtor Financiar në Byronë Kosovare të Sigurimit tregon viteve të fundit ka rënë numri i aksidenteve të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, por sipas tij shuma e kompensuar vazhdon te jetë e lartë si për shkak të automjeteve të reja të përfshira në aksidente si për shkak të rritjes së madhe të kostos se riparimeve.

Më tutje drejtori Berisha tregon se falë një angazhimi të madhe, falë fushatave të mëdha sensibilizuese ka ndikuar që trendi mos të vazhdoj me ngritje siç ka qenë në vitet paraprakë, por të kthehet në ulje siç po ndodh tash.

“Gjatë vitit 2022 si Byro kemi organizuar debate, kampanja, kemi organizuar shumë takime me përfaqësues të Institucioneve ku qëllim i vetëm është angazhimi i përbashkët në uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara në vend e që paraqet një barrë shumë të rëndë financiare për kompanitë e sigurimeve në vendin tonë” ka treguar më tutje drejtori Berisha.

Shuma e dëmeve të paguara ndër vite

Valon Berisha, drejtor Financiar në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) tregon se në vitin 2012 shuma e dëmeve të paguara për demet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara ka qenë hiç më pak se 3,500,528 euro, derisa në vitin 2013 shuma e dëmeve të paguara për këtë qëllim ka qenë 3,756,892 euro. Po ashtu, më tutje drejtori Berisha tregon se në vitin 2014 shuma e mjeteve të paguara për aksidentet e shkaktuara nga automjetet pasiguruara ka qenë 2,793,902 euro, Derisa në vitin 2015 shuma e paguar ka qenë 3,229,362 euro.

Më tutje sipas drejtorit Berisha në vitin 2016 shuma e dëmeve të paguara për aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara ka qenë 3,336,121 euro, Derisa në vitin 2017 sipas tij shuma e dëmeve të paguara për këtë qëllim ka qenë 3,328,898. Edhe në vitin 2018 për këtë qëllim janë paguar 3,402,319 euro, e në vitin 2019 sipas tij janë paguar 4,436,611 euro.

Gjithnjë duke iu referuar drejtorit Financiar të Byrosë Kosovare të Sigurimit shihet se në vitin 2020 për demet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruara shuma ka qenë 3,480,871, në vitin 2021 shuma e dëmeve të paguara ka qenë 5,649,422, derisa në vitin 2022 shuma e mjeteve të paguara për aksidentet e shkaktuara nga automjetet e pasiguruar ka qenë 4,551,408.

Numri i dëmeve të paguar ndër vite

Për sa i përket dëmeve të paguara në numër drejtori Berisha tregon se gjatë vitit 2012 Byroja Kosovare e Sigurimit i ka paguar 2139 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, gjatë vitit 2013, sipas tij janë paguar 2,345 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, në vitin 2014 janë paguar 1891 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara. Gjithashtu në vitin 2015 sipas drejtorit Berisha janë paguar 1447 dëme, Derisa në vitin 2016 janë paguar 1,547 dëme. Gjithashtu në vitin 2017 nga Byroja Kosovare e Sigurimit janë paguar 1993 dëme, Në vitin 2018 janë paguar 1,766 dëme të shkaktuara nga automjetet e pa siguruara në vend. Më tutje Valon Berisha, drejtor Financiar në BKS-së tregon se në vitin 2019 nga Byroja janë paguar 1796 dëme, e në vitin 2020 janë paguar 1,600 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara në vend. Po ashtu edhe në vitin 2021 janë paguar 2740 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara, Derisa në vitin 2022 janë paguar 2,198 dëme të shkaktuara nga automjetet e pasiguruara në vend.