Twitteri ka shënuar rritje të hovshme ditëve të fundit.
Drejtori i këtij rrjeti social, Elon Musk, ka bërë të ditur se brenda pak minutave janë regjistruar 8 miliardë përdorues.
Kjo platformë po rritet shpejt. Sapo kapërceu shifrën e 8 miliardë eurove të përdoruesve në ditë, Nga njerëzit më me ndikim, më të zgjuarit në Tokë”, shkroi ai.
Musk ka paralajmëruar se Twitteri do të ketë disa ndryshime në sistem, për t’ua lehtësuar përdoruesve qasjen.
Ditë më parë Twitteri ka marrë vendim që ta largojë verifikimin e dyfishtë nga llogaritë e përdoruesve që s’e kanë paguar pakon “Twitter Blue”.
Ky rrjet po i paralajmëron përdoruesit që ta heqin vetë këtë sistem verifikimi, ose në të kundërtën mund ta humbasin llogarinë deri më 19 mars.
“Ju duhet ta largoni mesazhin e dyfishtë verifikues. Vetëm abonentët e ‘Twitter Blue’ mund të përdorin mesazhin e dyfishtë verifikues. Largimi i tij merr disa minuta kohë. Ju ende mund të përdorni verifikim të aplikacionit nga metoda të tjera. Për të shmangur humbjen e qasjes në Twitter, largoni verifikimin deri më 19 mars 2023”, thuhet në mesazhin e rrjetit social.