Gazetari i RTK-së thotë se dikush deshi ta frikësojë duke ia vënë zjarrin shtëpisë së tij

Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi ka njoftuar për një zjarr tek shtëpia e tij.

Selimi i cili jeton në Fushë Kosovë, ka shkruar në “Facebook” se dikush ia ka vënë flakën shtëpisë për ta frikësuar.


Sipas Selimit, nuk ia kanë arritur qëllimit.

“Dikush ia vuni flaken; me m’frikesu. S’ia arrijne qellimit!”, ka shkuar Selimi.