Kurti udhëton për në Strasburg

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë për në Strasburg.

Kryeministri do të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në.

Kështu njoftoi Zyra e Kryeministrit, teksa u tha se shefi i qeverisë do të qëndrojë dy ditë atje.

“Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola”, thuhet në komunikatën e ZKM-së