Një zjarr i cili ka rënë të martën rreth orës 19:40 në rrugën “Konstandin Kristoferidhi” në Lagjen “Mati 1” të Prishtinës, ka rrezikuar t’i djegë një ndertesë të banimit dhe një kopsht, shkruan www.gazetastop.com
Deshmitarët kanë thënë se zjarri ka përfshir disa pisha të cilat janë kapluar nga flakët.
Zjarri ka kaluar pa pasoja pas intervenimit të banorëve dhe disa kalimtarëve të rastit, të cilët me kova kanë shuar flakët.