Janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë atje ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe pesë persona.
Bëhet e ditur se në spitalet COVID në Shqipëri janë duke u trajtuar gjithsej pesë pacientë.
Ndryshe, aktualisht në Shqipëri janë gjithsej 176 raste aktive me koronavirus.