Disa javë më parë opinioni futbolldashës në Kosovë u trondit, kur qarkulluan lajme se dyshohej për kurdisje të ndeshjeve në futbollin kosovar.
Tani në lidhje më këto kurdisje të dyshuara është përfshirë edhe Organizata ndërkombëtare që lufton krimin dhe dukuritë e tjera negative Interpol, e cila ka përfshirë këtë çështje në publikimin e fundit.
Mediet franceze ishin të parat që u morën me rastin, duke u thirrur në një raport të një organizate qeveritare të Francës, raporton boxscorep.
“Një skandal me trukime ndeshjesh tronditi turneun e kampionatit të futbollit të Kosovës. Bastvënësit ishin të vendosur si në Kosovë ashtu edhe në Francë dhe aktiviteti i tyre i organizuar kriminal ishte hetuar për gati një vit”, thuhet në raport.
Ndryshe, skuadra kosovare që dyshohej ishte Llapi, teksa në lidhje me rastin është marrë edhe Prokuroria.