Kylian Mbappe u bë golashënuesi më i mirë në histori të Paris Saint Germain, duke shënuar golin e 201 në përballje me Nantes të shtunën.
24 vjeçari u shpreh i lumtur pas ndeshjes, duke paralajmëruar se do të vazhdojë shënimin e golave ndaj Bayern Munich.
“Jam duke i ruajtur golat për ndeshjen ndaj Bayern. Do të provojmë. Do të shkojmë atje që të fitojmë dhe të kualifikohemi. Na është rikthyer besimi prandaj shkojmë atje për të fituar”, tha Mbappe për mediumin “Canal Plus”.
Bayern Munich dhe PSG ballafaqohen këtë të mërkurë në kuadër të ndeshjes kthyese të 1/8 së finales në “Champions League”, derisa të parën e kishin fituar gjermanët në Francë me shifrat 0-1.