9 të plagosur dhe 12 makina të përfshira në aksident! Shkak humbja e kontrollit nga shoferi i autobusit në Tiranë

Dymbëdhjetë automjete u përfshinë në aksidentin e ndodhur pranë Urës së Tajvanit në Tiranë këtë mesditë, duke plagosur tre persona dhe lënduar lehtë disa të tjera.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit zinxhir që ka krijuar trafik të rënduar dhe ka trembur dëshmitarët në vendngjarje, por paraprakisht dyshohet se shoferi i urbanit ka humbur kontrollin e mjetit.

Tetë persona ndodhen aktualisht në spital. I plagosur ka mbetur dhe shoferi i autobusit, ndërsa disa persona të tjerë që u lënduan lehtë morën ndihmën e parë dhe u larguan nga vendngjarja.

Urbani i linjës së Unazës ka pësuar dëme të shumta materiale, bashkë me mjetet e tjera dhe pritet ekspertiza e grupit hetimor për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të shumëfishtë.