Debat i tensionuar mes Mbresës dhe Xhulit, degradojnë edhe me përdorimin e fjalëve fyese ndaj njëra-tjetrës

Një debat i tensionuar është zhvilluar së fundmi mes banoreve Xhuli Nura dhe Mbresa në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ato kanë qenë në oborr në mesin e disa banorëve të tjerë, ku kanë zhvilluar një bisedë me tone të larta me njëra-tjetrën.

Madje Mbresa në një moment ka përmendur termin “lavire”, duke i thënë Xhulit se nuk ka nevojë t’ia thotë si fjalë për të treguar se si vërtet e sheh në lojën e saj.

Xhuli dhe Mbresa (Foto: BBVK/YouTube)

“S’kam nevojë askujt t’i them ‘lavire’ për t’i fituar 200 mijë euro”, i ka thënë Mbresa-Xhulit mes të tjerash.

Ndërkohë Xhuli vet e ka mohuar të ketë përdorur këtë term ndaj Mbresës, por kjo e fundit ka insistuar se ka dëgjuar që modelja drenicase është shprehur në këtë formë.

Mbresa dhe Xhuli përndryshe për një kohë të gjatë kanë ruajtur një raport të mirë me njëra-tjetrën dhe janë cilësuar nga banorët e tjerë si “aleate” në lojën e tyre, por duket se një aleancë e tillë më nuk ekziston.