Aftësitë rimëkëmbëse të trupit zbehen ndjeshëm pas të dyzetave. Në këtë grupmoshë, njeriu është më i rrezikuar nga kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës, artriti apo diabeti.
Njerëzit e moshës 35-55 vjeç që kanë nivele mesatarisht të larta të kolesterolit përballen me një rrezik të rritur të sëmundjeve të zemrës që arrin deri në 39 përqind.
Mishrat e përpunuar
Studimet thonë se ngrënia e mbi 200-300 gr mishra të përpunuar në ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës.
Këtu përfshihen: salsiçet, proshutat dhe sallamet.
Alkooli
Konsumi i lartë i alkoolit shkakton përthithjen e vitaminës A nga trupi.
Kjo vitaminë është thelbësore për rigjenerimin e qelizave.
Pijet e gazuara
Këto pije janë të pasura me kafeinë, sheqerna, fruktozë dhe ëmbëlsues artificialë.
Këto të fundit shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, probleme me tretjen, gjumin, humorin dhe kujtesën.
Pirja e një kanoçe të tillë në ditë rrit rrezikun e atakut në zemër më 20 %.
Të skuqurat
Ushqimet e skuqura rrit rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ekspertët thonë se mënyrat e duhura të gatimit janë: me avull, zierja, pjekja.
Drithërat jo të plota
Buka e bardhë, makaronat dhe produkte të tjera të përgatitura nga mielli i bardhë rrisin inflamacionin në organizëm.
Ky i fundit përbën zanafillën e shumë sëmundjeve si ato kardiovaskulare apo diabeti i tipit 2.
Ëmbëlsirat e gatshme
Këto ëmbëlsira industriale rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës por kanë përmbajtje të larta substancash që shkaktojnë sëmundje të mushkërive.
Duke pasur në konsideratë listën e mësipërme, njeriu mund të arrijë të ketë një jetë më të shëndetshme pas të dyzetave.
Duke e kombinuar edhe me aktivitetin fizik, cilësia e jetës në këtë moshë përmirësohet ndjeshëm. /Agroweb/