Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk thotë se ai dhuroi rreth 1.95 miliardë dollarë aksione në prodhuesin e tij të makinave elektrike për bamirësi vitin e kaluar.
Dokumenti i paraqitur në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së tregoi se dhurimi ishte bërë midis gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.
Dhurimi i 11.6 milionë aksioneve u përshkrua në një dosje me rregullatorët amerikanë si “një dhuratë e mirëfilltë”. Dokumenti nuk përmendi emrin e marrësit.
Nuk është hera e parë që Musk i jep aksionet e Tesla-s për bamirësi. Ai dhuroi rreth 5.74 miliardë dollarë aksione në vitin 2021, sipas një dosjeje rregullatore.
Ai gjithashtu tha në Twitter atë vit, se ai planifikoi të dhuronte 20 milion dollarë për shkollat në Cameron County dhe 10 milion dollarë në qytetin e Brownsville në Teksas për “rigjallërimin e qendrës”.
Gjithashtu të mërkurën, Musk tha se nga fundi i këtij viti do të ishte një “kohë e mirë” për të gjetur dikë që ta pasonte atë si shef ekzekutiv i Twitter.
Musk është kritikuar nga disa investitorë të Tesla-s për shpenzimin e tepërt të kohës së tij duke u fokusuar rreth Twitter-it.