Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza të shumta ndaj qeverisë dhe Albin Kurtit në dy vjetorin e qeverisjes.
Haradinaj ka thënë se Kurti ka treguar mungesë respekti për shtresën e mesme të qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, ai ka dëmtuar shtresën e varfër, mesme dhe sipërmarrësit.”Kurti nuk ka tregu respekt për shtresën e mesme. Një politikë e majtë e qeverisjes siԭ është Kurti synon që shtresën e varfër ta kthejë në të mesme. Ai ka dëmtuar shtresën e varfër, mesme e sipërmarrësit. Rritja e çmimit len pasoja te shtresa e varfërve dhe e mesme”, thotë ai.
Sipas Haradinajt, Kurti e ka “prerë në besë” besimin e qytetarëve.
“Nëse flasim për premtimet e tij që s’i ka mbajtë, Lista është e gjatë, nuk e ka përmirësu gjendjen në rend e ligj. Nuk ka arritë me e përmirësu agjendën ndërkombëtare të Kosovës. Ka shkaktuar pasoja në shpresën e qytetarëve se nuk do të vazhdohet me praktikat sikurse ka qenë në të kaluarën me militantët e familjarët. Po vazhdon edhe më tutje trendi i shpërnguljes së qytetarët”, ka thënë ai.
“E ka pre në besë besimin e qytetarëve dhe shpresën e tyre për jetë më të mirë”, ka thënë Haradinaj për lajmi.net.