Çmimet në qiell, ministrat e Kurtit “shqyejnë” mishin

Rritja e madhe e çmimeve nuk po i ndalon pushtetarët që të shijojnë luksin. Një fotografi e ministrave të Kurti është shpërndarë me të madhe në rrjete sociale. Ata shihen para një tavoline të mbushur e stërmbushur me gjësende ushqimore, si mishi pije të ndryshme alkoolike e jo alkoolike.

Në veçanti, në këtë fotografi shihet zëvendëskryeministri Besnik Bsilimi që ka gojën e mbushur, derisa ministri Sveçla po ashtu është i angazhuar në ushqim.

Përveç tyre aty duken edhe ministrat Armend Mehaj e Rozeta Hajdari por edhe Albulena Haxhiu.

Të dyja për dallim nga kolegët e tyre ministra, ato po shërbejnë bashkë edhe me një burrë të panjohur.

Nuk është bërë e ditur se në çfarë vendi ishin pushtetarët dhe për çfarë rasti po ushqeheshin në atë mënyrë.

Në mes shohim një tepsi të madhe me pite. Mu pranë saj ndodhet edhe një pjatë ku ndodhen shumë speca me ajke. Pranë kësaj pjate ndodhet edhe një tjetër më e vogël, me ajke apo me ndonjë sos tjetër.

Megjithatë, LVV sa ishte në opozitë kishte kritikuar vazhdimit qeveritë për dreka e darka.

Lëvizja Vetëvendosje është një parti e vetëquajtur si progresive ose përparimtare, dhe kjo na çonte në idenë se vartësit e saj do të ishin të kujdesshëm edhe në ushqime, Por del se ky kujdes nuk mungon.