Atletico Madridi ka caktuar çmimin e sulmuesit Joao Felix për të gjitha skuadrat e interesuara në transferimin e tij. “AS” raporton të martën se ekipi spanjoll për ta lënë Felixin në verë po kërkon 100 milionë euro.
Felix nuk bën pjesë në planet e klubit dhe për këtë arsye është ulur çmimi i tij prej 130 milionë eurosh që Atletico i kërkonte më herët. Sulmuesi portugez muajin e shkuar është huazuar te Chelsea, por ekipi nga Londra nuk e ka opsionin e blerjes së tij. 23-vjeçari ka shënuar 1 gol në dy paraqitje në Premier League, ndërsa me Atleticon ka kontratë deri në vitin 2027.
Ai u transferua tek Atletico në vitin 2019 nga Benfica dhe këtë sezon në total ka 6 gola e 3 asistime në të gjitha garat.