Shkon mbi 25 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri


Numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës që goditi Turqinë dhe Sirinë ka arritur mbi 25 persona.

Vetëm në Turqi kanë vdekur 21 mijë 848 persona ka bërë të ditur të shtunën presidenti turk Erdogan, raporton AP.

Ndërsa, në Siri numri i të vdekurve ka arritur në i të vdekurve është 3 mijë 553.

Mijëra persona kanë pësuar lëndime, ndërsa që ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimit dhe nxjerrjen e personave të gjallë.

Edhe të shtunën janë nxjerrë disa persona të gjallë nga rrënojat edhe pas më shumë se 130 orë qëndrimi nën to.

Pjesë e ekipeve nga shumë vende të botës që kanë shkuar në Turqi për të ndihmuar janë edhe ekipet e specializuara të FSK-së, dhe ato nga Shoqata e kërkim-shpëtimit.