Xhevdet Pozhari, analisti, që është i njohur për afërsinë me Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, tashmë ka një post të ri. Pozhari tani është emëruar këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në një përgjigje për Nacionale, Pozhari e konfirmoi se është bërë pjesë e kabinetit të Vitisë, por duke specifikuar se është vetëm këshilltar i jashtëm. Tutje, ai e konfirmoi se është rekrutuar si ekspert i jashtëm, duke e sqaruar se nuk paguhet nga buxhet i Kosovës.
Pozhari veçse ka nisur të dalë në terren bashkë me ministrin Vitia. Me të parin e shëndetësisë, Xhevdet Pozhari u pa në Ferizaj, në një takim me kryetarin e këtij qytetit, Agim Aliu.
Pozhari ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë edhe analist, ku shquhej për debat të ashpër, gjë e cila e ka bërë të njohur atë.
Ai sonte është duke kryerë punën e analistit në Direkt te ATV-së.