Një fermer nga Drenica po kërkon 3 ose 4 punëtorë për të punuar në fermë, konkretisht për mjelje të lopëve.
Ai ka ofruar 600 euro pagë dhe banimin falas për punëtorët e interesuar. Vendi i punës është Skenderaj.
“Kërkoj punëtorë 3 ose 4 punëtorë për mjeljen e lopëve sistem i lirë i mjeljes, kushtet shumë të mira pune, plus banimi falas. Paga 500 plus 100 për ushqim D.m.th 600 paga mujore. Të interesuarit të kontaktojnë në faqen ‘Bujqesi dhe Blegtori në Kosovë’ në Facebook”, ka shkruar një blegtor nga Skenderaj.
Siç dihet, sektori i ndertimtarisë dhe gastronomise po ndjen mungese te puntorve, por tani kjo mungese ka nisur t’i perfshije edhe sektoret e tjere.