“Asociacioni njëetnik në Kosovën me Kushtetutë shumetnike nuk është i mundshëm”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që i bëri një biznesi të këpucëve në Ferizaj.
Ai tha se nëse Serbia dëshiron që në Kosovë të këtë zgjedhje njëetnike, “le ta provojë njëherë në shtëpinë e saj”.
“Pakicat kombëtare në Serbi janë gati 20 për qind, pakicat kombëtare në Kosovë janë rreth 7 për qind, pra Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, e Presheva, Medvegja e Bujanoci ta kenë vetëm Këshillin Nacional atje, është e padrejtë, e dëmshme dhe e papranueshme”, tha Kurti më 1 shkurt.
Ai tha se është i hapur për diskutime mbi bazën e propozimit evropian, por siç tha, “mua më duhet mbi të gjitha ta respektoj kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë”.