Djathi është një ushqim që shijohet në të gjithë botën në mënyra të pafundme: me pica, si shoqërues i biskotave të njelmëta, i grirë mbi sallatë ose me supë. Këto janë disa nga përdorimet e tij të zakonshme.
Ndërsa djathi është i gjithanshëm në përdorim dhe i disponueshëm në qindra lloje, ky ushqim me bazë qumështi nuk është gjithmonë dakord me të gjithë, veçanërisht me personat që kanë intolerancë ndaj laktozës. Lajmi i mirë është se ka disa lloje djathërash që zakonisht tolerohen nga ata me ndjeshmëri ndaj laktozës, kështu që ju mund ta shijoni akoma djathin edhe nëse vuani nga ky problem.
Laktoza është sheqeri natyral që gjendet në qumësht dhe produkte të tjera të qumështit. Kosi dhe akullorja janë disa ushqime që përmbajnë laktozë që mund të mos tolerohen nga ata që konsiderohen intolerantë ndaj laktozës. Për këta individë, trupi i tyre nuk është në gjendje ta zbërthejë sheqerin e laktozës në ushqimet e qumështit, duke rezultuar në shqetësime të tretjes si gazra, fryrje dhe diarre. Një mënyrë për t’i luftuar këto simptoma ndërsa ende i shijoni ushqimet e qumështit, është të merrni suplemente enzimash që e ndihmojnë trupin në tretjen e laktozës. Ndërsa kjo funksionon për shumë njerëz me intolerancë ndaj laktozës, disa mund të kenë nevojë të reduktojnë në mënyrë drastike laktozën në dietën e tyre, në mënyrë që t’i shmangin shqetësimin e tretjes.
Në realitet, sa më i freskët të jetë djathi, aq më e lartë ka të ngjarë të jetë përmbajtja e laktozës. Kjo përfshin djathëra të tilla si rikota, feta dhe gjiza. Nga ana tjetër, djathërat e fortë që janë vjetruar zakonisht kanë përmbajtje më të ulët të laktozës dhe mund të jenë më të lehtë për t’u tretur. Ka disa lloje djathi që kanë përmbajtje relativisht të ulët të laktozës dhe për këtë arsye janë në gjendje të treten siç duhet nga ata me intolerancë ndaj laktozës.
Ju prezantojmë 5 lloje të këtyre djathërave:
Parmesan
Një djathë i fortë popullor, Parmesani ka përmbajtje të ulët të laktozës dhe zakonisht mund të tolerohet nga ata me intolerancë ndaj laktozës. Për referencë, qumështi i plotë ka rreth 5 për qind përmbajtje laktozë, duke e bërë veçanërisht të vështirë tretjen për ata me ndjeshmëri. Parmesani përmban rreth 1-3 për qind laktozë, duke e bërë atë një djathë të toleruar. I mirë për t’u shijuar i ngrohtë ose i ftohtë, i grirë, në rriska ose i prerë në kubikë, parmesani është një opsion djathi për ata me intolerancë ndaj laktozës.
Cheddar
Ndoshta më i popullarizuar në këtë listë, lloji i djathit Cheddar është një tjetër produkt i qumështit me përmbajtje të ulët laktoze. Kjo vlen për llojet e ndryshme të Cheddarit. Një djathë që mund të shkrihet lehtë në një hamburger, të shijohet me një sandviç të ftohtë ose të shkrihet në formë sosi për makarona.
Swiss
I njohur për pamjen e tij të zbehtë, djathi zviceran përfishet në këtë listë të djathërave me përmbajtje të ulët laktoze. Për shkak se disa varietete të këtij djathi mund të arrijnë përmbajtje më të lartë të laktozës, është më mirë t’i kontrolloni porcionet e tij për t’i shmangur simptomat e tretjes. Shijoni racione të vogla të djathit zviceran në një sandviç ose të grirë në omëletën tuaj.
LIFE
Shijohet shpesh i ngrohtë dhe ndonjëherë me një shtresë reçeli, Brie është një djathë i butë me përmbajtje të ulët laktoze. Djathi Brie e përmban një shtresë e cila e krijon shijen e tij kremoze dhe të pasur. Kjo gjithashtu e shton një përmbajtje të laktozës, megjithatë, Brie në përgjithësi përmban nën 2 për qind laktozë. Kremi ia shton edhe një përmbajtje yndyre, duke e bërë djathin pak më të lartë në yndyrë se djathërat e tjerë të butë.