ChatGPT lanson një mjet për të identifikuar tekstin e krijuar nga inteligjenca artificiale

“OpenAI”, krijuesi i chatbotit popullor “ChatGTP”, ka lansuar një softuer për të identifikuar tekstin e krijuar nga inteligjenca artificiale (Al), ka thënë kompania në një postim në blog të mërkurën, shkruan Reuters.

“ChatGPT” është program falas që gjeneron tekst në përgjigje të një kërkese, duke përfshirë artikuj, ese, shaka dhe madje edhe poezi. Softueri ka fituar popullaritet të gjerë që nga debutimi i tij në nëntor, ndërsa ngre shqetësime për të drejtën e autorit dhe plagjiaturën.

Klasifikuesi i inteligjencës artificiale, model gjuhësor i trajnuar në grupin e të dhënave të teksteve të shkruar nga njeriu dhe të shkruar nga inteligjenca artificiale për të njëjtën temë, synon të dallojë tekstin që është shkruar nga AI. Përdor një sërë ofruesish për të adresuar çështje të tilla si fushatat e automatizuara të dezinformimit dhe pandershmëria akademike, ka thënë kompania.

Në versionin beta, “OpenAI” ka pranuar se mjeti i zbulimit është jo i besueshëm në tekstet nën 1000 karaktere dhe teksti i shkruar me inteligjencë artificiale mund të modifikohet për të mashtruar.

“Ne po e bëjmë këtë klasifikues të disponueshëm publikisht për të marrë komente nëse mjetet e papërsosura si ky janë të dobishme. Ne e kuptojmë se identifikimi i tekstit të shkruar me AI ka qenë një pikë e rëndësishme diskutimi dhe po aq e rëndësishme është njohja e kufijve dhe ndikimeve të klasifikuesve të teksteve të krijuara nga AI në klasë”, thuhet në njoftimin e “OpenAl”.

Që kur “ChatGPT” debutoi në nëntor dhe fitoi popullaritet të gjerë në mesin e miliona përdoruesve, disa nga distriktet më të mëdha shkollore të SHBA-së, duke përfshirë qytetin e New Yorkut, e kanë ndaluar bashkëbisedimin me këtë softuer, për shkak të shqetësimeve se studentët do të përdorin gjeneruesin e tekstit për të mashtruar ose për plagjiaturë.

Të tjerë kanë krijuar mjete zbulimi të palëve të treta duke përfshirë GPTZeroX për të ndihmuar edukatorët të zbulojnë tekstin e krijuar nga AI.

“OpenAI” ka thënë se është duke u angazhuar me edukatorët për të diskutuar aftësitë dhe kufizimet e “ChatGPT” dhe do të vazhdojë të punojë në zbulimin e tekstit të krijuar nga AI.