Jude Bellingham e ka “nxehur” merkaton e verës edhe pse aktualisht jemi ende në atë të janarit.
Për mesfushorin e Borussia Dortmund interesohen klubet më të mëdha europiane me Manchester City dhe Real Madrid që janë deklaruar hapur se do të garojnë deri në fund për shërbimet e 19-vjecarit.
Madje, spanjollët janë shumë serioz kur vjen puna te objektivat e merkatos dhe së fundmi duket se kanë gati edhe ofertën që do të “lëkundë” Dortmundin. Sipas Sky, “Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë deri në 100 milionë euro për Bellingham, por për të shtuar edhe më shumë shanset e nënshkrimit me britanikun pritet t’i ofrojnë Dortmund edhe Eduardo Camavingan.Francezi mund të përfshihet në këtë tratativë edhe për faktin se nuk e ka bindur plotësisht trajnerin Carlo Ancelotti me lojtarin që i duhen më shumë minuta në këmbë pasi te Real konkurrenca është mjaft e lartë. Tashmë, topi kalon në fushën e gjermanëve, por edhe të Cityt e skuadrave të tjera angleze që nëse munden iu duhet të tejkalojnë ofertën e Realit për të transferuar Jude Bellingham.