Komuna e Prishtinës njofton se ngritja e çmimit të tatimit në pronë është bërë nga Ministria e Financave.
Sipas njoftimit, përcaktimi i shumave të faturave është nuk është bërë nga komuna.
“Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar shumë reagime rreth ngritjes së çmimeve të Tatimit në Pronë, e cila i është atribuuar Komunës së Prishtinës. E kuptojmë plotësisht shqetësimin tuaj, por me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve rreth këtij procesi, ju informojmë se autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave”, thekson komuna, përcjell Telegrafi.
“Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”, vijon njoftimi.
“Komuna e Prishtinës, nuk e ka bërë përcaktimin e shumave në faturat e qytetarëve për vitin tatimor 2023”, përfundon reagimi.
Dhjetëra qytetarë kanë reaguar në rrjetet sociale duke e quajtur si vendim absurd.