Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar sërish Qeverinë e Kosoës lidhur me qështjen e ambasadorit Martin Berishaj dhe Oliver Ivanoviqit.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është ende në pritje të veprimeve, derisa ka thënë se kjo Qeveri po amniston Martin Berishajn e po rehabilition Oliver Ivanoviqin.
“Skandalet si këto s’mund të kalohen në heshtje. Ato s’mund të mbyten as nga zhurma e paaftësisë së pushtetit. Do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkim për të parin e kërkim falje për lartnimin e dhimbshëm të të fundit”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Amnistues të Martin Berishaj.
Rehabilitues të Oliver Ivanoviq.
Ende në pritje të veprimeve.
– I pari na vie si një skandal korruptiv nga i cili distancohen secili politikan në Slloveni, por tek i cili bashkohen secili pushtetar në Kosovë. Martin Berishaj ka tërhequr plot 1.4 milionë euro para të gatshme në njërën nga bankat e Prishtinës. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë. Prandaj ambasadori ka dy kallëzime të ndara penale. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh; dhe një për fshehje të pasurisë. Ai vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta. Ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë.
– I dyti na vie si rehabilitim i një krimineli lufte. Oliver Ivanoviq ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil në veri të vendit. Si prijës i formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’ ai kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë para dhe pas luftës. Sot, ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’. 31 civil të vrarë! 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se kaq?
A është ky ndryshimi për të cilin Kosova ka pasur nevojë? Që të amnistohen të korruptuarit vetëm sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet. Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend?
kandalet si këto s’mund të kalohen në heshtje. Ato s’mund të mbyten as nga zhurma e paaftësisë së pushtetit. Do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkim për të parin e kërkimfalje për lartnimin e dhimbshëm të të fundit.
Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë! /Telegrafi/