Pse nuk flasin mes vete Andi Artani dhe Atdheu?

Andi Artani dhe Atdhe Xharavina kanë qenë dy prej djemve më të pëlqyer dhe të komentuar të Përputhen. Dyshja tashmë janë edhe banorë të shtëpisë Big Brother Vip Kosova. 

Raporti i tyre në shtëpi duket i ftohtë. Kur Gjeravina hyri në shtëpi dyshja u përshëndet shumë zyrtarisht. 

Kur dhe pse u prishen raportet mes dyshes? 

Pas daljes nga emisioni “Përputhen” miqësia e tyre zgjati shumë pak. Dyshja zbuluan se nuk ishin më miq por pa i bërë të ditura arsyet. 

Ishte Atdheu ai që ka treguar hapur arsyet pse ata nuk kanë më shoqëri me njëri-tjetrin. Ai rrëfeu se ka qenë personi që ka pajtuar Andin dhe Jasminën gjatë krizave të tyre në lidhje por pasi ata u ndanë, Andi kërkoi që të mos publikonte më foto me Jasminën dhe ai e ka respektuar kërkesën e tij.

Derisa, Andi kishte thënë se me Atdheun janë prishur për arsye “banale”.