Pesë herë Topi i Artë u takua edhe njëherë me “armikun” e tij të përjetshëm në fushën e gjelbër, Lionel Messin.
Kësaj radhe takimi i tyre erdhi në një përballje miqësore midis skuadrës së tij të re, Al Nars, dhe Paris Saint-Germainit.
Portugezi arriti t’i shënojë dy gola në ndeshjen që klubi i tij e humbi 4:5.
Ai pas takimit hodhi një postim në llogaritë e tij në mediat sociale ku tha se ishte i lumtur që takoi disa miq të vjetër.
“Shumë i lumtur që u ktheva në fushë, dhe në listën e golashënuesve! Si dhe, më erdhi mirë që takova disa miq të vjetër”, ka shkruar ai teksa mes fotografive të bashkëngjitura ishte edhe ajo me Lionel Messin.
Natyrisht, Achraf Hakimi dhe Sergio Ramos që sot luajnë te PSG-ja dikur kishin qenë bashkëlojtarë të Ronaldos te Real Madridi, por një miqësi e ngrohtë duket se ka filluar të lindë edhe midis tij dhe argjentinasit të cilët “privatizuan” majën e futbollit individual për mbi një dekadë.