Qeveria Kosovës ka njoftuar se së bashku me të gjitha institucionet e saj po e vazhdon angazhimin në përballje me vërshimet e shkaktuara pas reshjeve të mëdha.
Sipas njoftimit, aktualisht situata po shkon drejt stabilizimit në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj.
“Në Mitrovicë dhe Skenderaj janë dërguar dhe kanë arritur gjashtë ekipe shtesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave konkretisht nga tri ekipe shtesë për këto dy komuna”, thuhet në këtë njoftim.
Ndërkaq, thuhet se se situata mbetet më e vështirë në Klinë, ku po dërgohen përforcime shtesë me zjarrfikës nga komunat përreth.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është mobilizuar me të gjitha kapacitetet e saj, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me Policinë e Kosovës dhe të gjitha njësitë e zjarrfikësve, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Qytetarët mund ta bëjnë informimin në Qendrën Operative Emergjente, përmes numrit unik emergjent 112”,