Tërmeti ka dridhur Shqipërinë, në mbrëmjen e së dielës.
Sipas Qendrës Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ), tërmeti ishte 5.2 ballë i shkallës Rihter.
Ndërsa goditi në një thellësi të prej 10 km nën epiqendrën pranë Tiranës.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera, duke përfshirë edhe Durrësin dhe Lezhën.
Tërmet prej 4.8 ballësh është regjistruar edhe në Maqedoni, pak minuta para atij të Shqipërisë.
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se tërmeti ka shkaktuar dëme të lehta në Xibër të bashkisë Klos.
“Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”, thuhet në njoftim.