Sa shpesh duhet të bëjnë seks çiftet e martuara? Ekspertët sugjerojnë këtë numër

Kur jeni i martuar ose në një lidhje afatgjatë, është e natyrshme të shihni ndryshime në sa shpesh bëni seks.

Kur çiftet bashkohen për herë të parë, shpesh ka një periudhë të frekuencës së lartë seksuale për shkak të eksitimit fillestar të një marrëdhënieje të re.

Megjithatë, me kalimin e kohës, frekuenca seksuale mund të ulet ndërsa njerëzit kthehen në epshin e tyre natyral, i cili mund të mos përputhet.

Gjithsesi, sa shpesh bëjnë seks çiftet e martuara?

Dëshira e njerëzve për seks mund të luhatet edhe në bazë të faktorëve të tillë si stresi, gjumi, mjekimet, dieta dhe stërvitja.

Nëse ju dhe partneri juaj po përballeni me një mospërputhje midis dëshirave seksuale, kjo nuk do të thotë se jeta juaj seksuale ka marrë fund. 

Sipas një studimi të vitit 2017 nga Archives of Sexual Behavior, një çift i martuar mesatar amerikan kryen mardhënie seksuale 56 herë në vit, që është rreth një herë në javë.

Ekspertët në TIME dhe Prevention citojnë shifra të ngjashme, respektivisht 51 dhe 52 herë në vit.