Inter Miami nuk ka hequr dorë nga Messi

Trajneri i Inter Miamit, Phil Neville, ka përsëritur ëndrrën e klubit të tij për të transferuar sezonin e ardhshëm yllin e PSG-së, Lionel Messi.

Messi është pranë rinovimit me PSG-në pas triumfit me Argjentinën në Kupën e Botës në Katar. Megjithatë, Neville ende shpreson se Messi mund të bëhet pjesë e klubit të tij sezonin e ardhshëm.

“Për ne qëndrimi nuk ka ndryshuar fare. Jini të sigurt se ne po punojmë çdo sekondë të çdo dite për të sjellë lojtarët më të mirë dhe unë mendoj se ai është një nga më të mirët”, ka thënë Neville. 35-vjeçari me PSG-në ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Ai ka shënuar 12 gola në 19 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual.