Ditë më parë në disa media është raportuar që Qeveria Kurti, është duke e shqyrtuar edhe shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalajt.
Por, për këtë ishte deklaruar edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se kjo çështje i përket ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës.
Ndërsa, sot ka folur edhe vetë Qalaj, duke thënë se shumë herë është pyetur për këtë çështje, por se konsideron se një pyetje e tillë nuk duhet t’i bëhet atij.
Thotë se është angazhuar që të kryej obligimet e tij dhe ta dërgojë përpara Policinë e Kosovës, por këtë vlerësim sipas tij e bën ministri i Punëve të Brendshme.
“Unë shumë herë jam pyet për këtë shkarkimin eventual. E kam konsideruar se një pyetje e tillë nuk është korrekte që mua mem pyet për atë punë. Të them të drjetën unë jam angazhuar që të kryejmë obligimet tona dhe ta qojmë Policinsë e Kosëvs përpara. Vlerësimin e punës e bën minsitri i Punëve të Brendshme dhe kjo caktohet me ligj, kur është fjala për shkarkim ose jo”, ka thënë Qalaj në Rtv Dukagjini.
Qalaj, ka deklaruar se pothuajse çdo ditë takohet me ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën por se për këtë çështje nuk kanë diskutuar asnjëherë.
“Unë takohem me Sveçlën dhe nuk kam folur për këtë asnjëherë. Ne konsultohemi për shumë tema, për shumë gjëra dhe për këtë s’kemi diskutuar asnjëherë. Unë personalisht të them të drejtën as që jam duke menduar për atë çështje, pra për çështjen e shkarkimit. Unë jam duke menduar për çështjen e pandemisë, çështja se a do të jem drejtor i Policisë apo jo nuk më shqetëson”, ka thënë Qalaj.